Nëndetësja e zhdukur, Argjentina ndërpret operacionin e shpëtimit

Mos i humb

Argjentina i dha fund operacionit të shpëtimin të 44 pjesëtarëve të ekuipazhit në bordin e nëndetëses së zhdukur 2 javë më parë.

Në një deklaratë, zëdhënësi i marinës njoftoi se pavarësisht përpjekjeve të mëdha lokalizimi i nëndetëses kishte qenë i pamundur.

Sipas tij operacioni do të kthehej tani në një mision kërkimi që do të përfshijë riorganizimin e anijeve dhe mjeteve të tjera të mobilizuara deri në gjetjen e nëndetëses. Kontakti i fundit me Ara San Juan, ishte të mërkurën në 15 nëntor.

Shpresat për gjetjen e të mbijetuarve u zbehën pas raportimeve për një shpërthim pranë zonës ku mendohet se gjendej nëndetësja. Zëdhënësi i marinës deklaroi se kërkimet për mjetin lundrues ishin zgjatur me më shume se dyfishin e kohës, kur sipas vlerësimeve do të kishte qenë e mundur mbijetesa e ekuipazhit nëse nëndetësja gjendej nën ujë.
ARA San Juan po kthehej nga një mision rutinë pranë pjesës me jugore të Amerikës se Jugut kur raportoi një defekt elektrik.

Sipas komandantit të marinës nëndetësja kishte dalë në sipërfaqe duke raportuar atë që u përshkrua si qark i shkurtër në bateritë e mjetit. Ekuipazhi u urdhërua të ndërpriste menjeherë misionin e të rikthehej menjëherë në bazën e Mar del Plata./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit