SHBA dërgon pako të re të ndihmave në Venezuelë

Mos i humb

Administrata e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) të premten paralajmëroi dërgimin e ndihmës së re humanitare në Venezuelë me kërkesë të udhëheqësit opozitar dhe presidentit të vetëshpallur Juan Guaido.

Zëvendës zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Robert Palladino i bëri thirrje qeverisë së presidentit venezuelas Nicolas Maduro të lejojë Agjencinë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID) që të arrijë deri te ata persona që kanë nevojë për ndihmë humanitare.

“Departamenti i Shtetit, USAID dhe Sekretariati i Mbrojtjes më 16 shkurt në bashkëpunim me qytetin Cucuta të Kolumbisë do të dërgojnë ndihma të gatshme për shpërndarje në Venezuelë. Kjo ndihmë mund të mbulojë nevojat më elementare të popullatës më të rrezikuar në Venezuelë”, tha Palladino.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit