
Forcat detare të Pakistanit dhe Turqisë kanë zhvilluar stërvitje të përbashkët në Detin Arab.
Në manovrën “Turgutreis III” morën pjesë Fregata e marinës turke TCG Gökçeada, anijet e marinës pakistaneze Alamgir dhe ASLAT, si dhe avionët e patrullës detare me rreze të gjatë.
“Qëllimi kryesor i stërvitjes është për të përmirësuar ndërveprimin në mes dy marinave vëllazërore”, thuhet në kumtesën e marinës pakistaneze.
Më herët gjatë këtij muaji TCG Gökçeada mbërriti në qytetin port Karaçi për të marrë pjesë në stërvitjen shumëkombëshe detare “AMAN-19”, të organizuar nga Pakistani. Marina turke rregullisht merr pjesë në stërvitjet “AMAN”, të cilat i mban marina pakistaneze që nga viti 2007.
“Turgutreis” është manovra e tretë me radhë ndërsa dy të parat u zhvilluan në ujërat pakistaneze dhe turke. Manovra përfshiu një spektër të gjerë të operacioneve detare.
Pakistani dhe Turqia kanë marrëdhënie të forta të bazuara në afinitetin religjioz dhe kulturor.


