
Të shmanget dhuna: Mesazhi kryesor ne lajmet e përcjella nga mediat e huaja mbi Shqipërinë dhe protestën e sotme janë pikërisht thirrjet për të evituar një përshkallëzim të tillë të situatës.
Aty përcillet mesazhi i ambasadorit të Bashkimit Europian në Shqipëri, Luigi Soreca i cili u takua të mërkurën me Bashën dhe ia beri të qartë se pret që në protestën e sotme të mos ketë dhunë.
Një ditë më parë, ishte ambasada e SHBA në Tiranë ajo që nxori një deklarate ku i kërkohej deputetëve të mos i dorëzojnë mandatet, duke u kujtuar se kjo do të minonte parimet bazë të demokracisë e të minonte progresin e rëndësishem të arritur nga vendi ynë në drejtim të sundimit të ligjit dhe qeverisjes së përgjegjshme.
Euractiv po ashtu thekson çështjen e mandateve duke e cilësuar si episodin më të fundit të një serie zhvillimesh dramatike e protestash kundër kryeministrit Edi Rama.
Ai kujton gjithashtu incidentet e dhunën e se shtunës, ndërsa tregon nga ana tjetër sesi Edi Rama e ka përshkruar lëvizjen e fundit të opozitës si shenjë “dëshpërimi”./Top Channel/


