Japonia do të hapë ambasadë në Kosovë

Mos i humb

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, është takuar sot me ministren e Punëve te Jashtme të Japonisë, Toshiko Abe.

Gjatë takimit kanë biseduar për bashkëpunim bilateral në shumë fusha.

Këtë e ka bërë të ditur kryeministri nëpërmjet një postimi në Facebook, ndërsa ka treguar se Japonia do të hap ambasadë në vitin 2020 në Kosovë.

Postimi i plotë i kryeministrit:

Tashmë kur po shënojmë 10-vjetorin e marrëdhënieve të shkëlqyera diplomatike ndërmjet dy shteteve tona, me Ministren e Shtetit për Punë të Jashtme të Japonisë, Toshiko Abe, u pajtuam që bashkëpunimin bilateral ta avancojmë në dimensione të reja. Hapja e ambasadës japoneze në Kosovë në vitin 2020 do t’i jap impuls të ri miqësisë dhe partneritetit tonë. Japonia, si mbështetëse e madhe dhe e gjithanshme e Kosovës në rrafshin ekonomik dhe politik, mbetet partner i rëndësishëm në konsolidimin tonë ndërkombëtar.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit