Kuçi ftohet në Hagë nga Gjykata Speciale

Mos i humb

Blerim Kuçi i AAK-së është ftuar nga Specialja për intervistim.

Këtë e ka bërë të ditur vet Kuçi nëpërmjet një njoftimi për media.

Kuçi ka thënë se është e disata herë që sfidohen ish-pjesëtarët e UÇK-së, duke u tentuar që të barazohet lufta për liri me krimet makabre të Serbisë, por që sipas tij, do të dështojë.

Ai ka njoftuar po ashtu se do t’i përgjigjet kësaj ftese, nuk dihet ende se në çfarë cilësie është ftuar.

Ky është njoftimi i plotë:

Sot kam marrë një fletëthirrje dhe një urdhëresë për t’u paraqitur para prokurorit të lartë të Zyrës së Prokurit të Specializuar në Hagë, me datë 12 Mars 2019.

Natyrisht se unë do ta përmbush obligimin tim dhe do t’i përgjigjem kësaj urdhërese.

Është e sata herë që në këtë mënyrë sfidohen ish pjesëtarët e UÇK-së dhe bëhën përpjekje maksimale që të barazohet lufta jonë për liri me krimet më makabre që Serbia e ka bërë në Kosovë. Unë jam i bindur se edhe kjo përpjekje, si të gjitha të tjerat deri me tash, do të dështojë.

Për momentin krejt çfarë di e kam për të deklaruar për opinionin pubik, është kaq sa thash më sipër.

Kërkoj mirëkuptimin e medias që deri në një zhvillim të ri, të më kursejnë nga kërkesat për informata të tjera.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit