Rama në terren, hapet plotësisht segmenti i autostradës Tiranë-Durrës

Mos i humb

Hapet plotësisht segmenti i zgjeruar i autostradës Tiranë-Durrës deri te mbikalimi i Rinasit. Ndërkohë që së shpejti nis puna për vijimin e mëtejshëm të aksit drejt Durrësit, si edhe për segmentet e Korridorit Blu, Kashar-Lekaj, Lekaj-Fier.

Ndërsa në javët në vijim pritet dalja e fituesit të garës për segmentin Milot-Balldren.

Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi janë të pranishëm.

“Kemi aksin Kashar-Lekaj dhe jemi në fazën përmbyllëse të dokumentacionit. Aksi Milot-Balldreni është në fazën përmbyllëse dhe besoj që për dy javë do të kemi shpalljen e fituesit. Jemi në rrugën finale, do të jepet vlerësimi. Në sezonin e verës krijon gjithë zhbllokimin e Adriatikut”, tha Karakaçi.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit