Hoxha: Kosova ka arritur të tejkaloj pritshmërinë me zbatimin e marrëveshjeve të MSA-së

Mos i humb

Ministrja e Integrimeve Europiane, Dhurata Hoxha, në një konferencë për medie ka bërë të ditur se planin për MSA-në për vitin 2018 ka përfunduar, derisa ka shtuar se Kosova ka arritur të tejkaloj pritshmërinë me zbatimin e marrëveshjeve të MSA-së.

“Zbatimi i programit kombëtar MSA për 2018 i ka tejkaluar pritjet dhe planet sipas marrëveshjes për mbështetje buxhetore për reformat e administratës, cak i qeverisë tonë ka qenë së paku 60% ndërsa ju informoj sot se plani është tejkaluar dhe zbatimi është 68.23%”, tha ministrja Hoxha.

“Zbatimi i MSA-së për 2019 është 70%, 2020 80% është lajm i mirë dhe dua të falënderoj gjitha institucionet dhe ministritë që kanë bërë punë të madhe dhe ne kemi arritur me tejkaluar planin tonë që ka qenë ambicie prej 60% dhe kemi arrit me tejkaluar”, u shpreh ajo.

Hoxha tha se edhe zbatimi i ERA1 është rritur dhe tani pritet të nis zbatimi i ERA2.

“Zbatimi i ERA1 është rritur për 74.07% dhe tani ERA2 është në finalizim e sipër dhe do filloj së zbatuari shumë shpejtë”, tha Hoxha.

“Qeveria është e përkushtuar që këto plane të tejkalohen gjatë viteve 2019 dhe vitet që pasojnë”, tha Hoxha.

Sipas saj Kosova nuk ka humb asnjë cent në marrëveshjet që janë bërë në mes Kosovës dhe BE-së ashtu siç ishte raportuar në media.

“Qeveria ka nënshkruar dy marrëveshje me BE-në për mbështetje buxhetore, planet për zbatimin e MSA-së janë tejkaluar kemi zbatim më të madh me IPA 2016 pjesa 2 është nënshkruar kontrata për mbështetje 25 milionë euro, në IPA pjesa 2 Kosova përfiton 25 milionë euro tani me përmbushje të tragetit tonë tani nuk është e vërtetë që Kosova humb miliona euro për zbatim të keq të MSA-së kemi zbatim të mirë madje tejkalim”, tha Hoxha.

“Jemi brenda afateve kontraktuale dhe Kosova nuk ka humbur asnjë cent në këtë drejtim”, tha ajo. Kemi pas rritje të fondeve IPA, në vitin 2017 Kosova ka përfituar 73 milionë, 2018 tani Kosova përfiton 90.5 milionë, 2019-20 do përfitojmë 200 milionë euro“, ka thënë Hoxha./KosovaPost/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit