Ligjvënësit i kërkojnë llogari Haradinajt për milionat e shpenzuar nga kuleta e shtetit

Mos i humb

Tetë milion e 300 mijë euro i ka ndarë Qeveria Haradinaj nga kuleta e shtetit në vitin e kaluar. Shqetësuese sipas Komisionit për mbikëqyrjen e financave mbetet se keqpërdorimi i rezervave shtetërore po vazhdon edhe për këtë vit siç është rasti i ndarjes së 500 mijë eurove për shënimin e pavarësisë dhe ndarja e gati 180 mijë eurove për realizimin e një filmi.

Ky komision ka ftuar kryeministrin Ramush Haradinajn ose dikë nga vartësit e tij për të dhënë një raport të detajuar rreth shpenzimeve të buxhetit shtetit.

‘ 8 milion e 300 mijë euro të shpërndara nga rezervat e shtetit. Shqetësuese është se edhe ky vit po vazhdon ashtu siç është rasti për 500 mijë euro të ndara për shënimin e pavarësisë dhe gati 200 mijë euro për realizimin e një filmi’, tha Driton Selmani kryetar i Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave i cili bëri një përllogaritje të shpenzimeve për shënimin e pavarësisë në vitin 2017, kur ishte kryeministër Isa Mustafa.

‘Në vitin 2017 për shënimin e pavarësisë qeveria kishte ndarë vetëm 70 mijë euro. Krahasimi është tetë fish më i lartë, për vitin 2018, ku u ndanë 600 mijë vitin e kaluar ndërsa kemi parë një raport që në shtator të vitit të kaluar ka ndarë shtesë edhe 205 mijë euro po për shënimin e pavarësisë’ , tha Selmani i cili shtoi se për këtë vit të shënimit të pavarësisë një kompani me emrin ‘Vizarium’ ka përfituar 300 mijë euro kinse për mbulimin e aktiviteteve.

Ndërkohë që Avdullah Hoti kërkoj një raport me të thuktë se në çfarë baze është përzgjedhë kjo kompani.

‘Obligohet kryeministri ose vartësit e tij të jenë prezentë në mbledhjen e ardhshme si dhe të dorëzojë raport me shkrim për shpenzimet e pavarësisë’, tha Hoti.

Edhe Mergim Lushtaku i PDK, reagoj për ndarjen e 500 mijë eurove për lukse. Sipas tij më mirë do ishte që në këtë përvjetor më mirë do të ishe të merreshin vendime për mirëqenie sociale.

‘Mua më shqetëson vendimmarrja për ndarjen e 500 mijë euro. Më mirë do ishte të merren  vendime për mirëqenie sociale, sesa të shpenzohen para për lukse. Duhet të kemi përgjegjësi edhe për rastet sociale’,  tha Lushtaku.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit