
Në komisionin për Punë të Jashtme ka pasur një përplasje verbale mes Kryetares së Komisionit, Vjosa Osmani dhe deputetës së PDK-së Evgjeni Thaçi.
Kjo përplasje erdhi pasi deputetja Thaçi ndërhyri në punën e kryetares, ndërsa kjo e fundit iu kundërpërgjigj me “Ti je njeri i fundit që mundesh me msu dikë se qysh jepet fjala në komsion. Mësoje pak më mirë qysh duhet të bëhet debat”.
Ndërsa anëtarja e komisionit nga radhët e PDK-së tha se Osmani është e fundit që mundet të mësoj se si të bëhet debat.


