
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka shprehur shqetësimin e tij lidhur me qëndrimin e Prishtinës se, pavarësisht presionit nga bashkësia ndërkombëtare, të mos tërheqin taksa për mallrat serbe.
Ai gjithashtu tha se është i brengosur me pamundësinë e Bashkimit Europian për të ushtruar më shumë presion mbi autoritetet e Prishtinës.
Vuçiç, në një paraqitje me ambasadorin italian në Serbi Karl Lo Kass, tha se Serbia do të kthehet në dialog vetëm pas tërheqjes së taksës, shkruan Tanjug.


