Haradinaj adreson shqetësimet e bizneseve private

Mos i humb

Kryeministri Ramush Haradinaj në Këshilli Kombëtar për Zhvillim Ekonomik ka kërkuar që të adresohen shqetësimet e bizneseve private në vend.

Ndihma financiare, Grejs periudha në kohën kur ato investojnë, si dhe rritja e pagave në sektorin publik e jo edhe në atë privat, ishin disa nga shqetësimet që Haradinaj i kishte marrë nga vizitat që ka bërë kohëve të fundit në biznese.

“Unë sot ju kisha lut që kohën që e kemi para vetes të fokusohemi në ato që janë më të tashme dhe nëse mundemi që në takimin e ardhshme të parashohim detyrat që janë më urgjente. Ajo që dëshirojmë sot me ju nxit është edhe një aspekt i caktuar. Unë kam bërë disa vizita në kompani të ndryshme dhe atje i kam marrë disa kërkesa. I kisha paraqit këtu si impute për takimin e sotshëm por edhe për kohën që vjen”, tha Haradinaj

Ndërsa kryesuesi i Këshillit, njëherësh edhe ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala tha se në vazhdimësi janë duke e forcuar këtë këshill.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit