Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Punëtorit.
E derisa në sektorin publik sot është ditë pushimi, në sektorin privat puna vazhdon normalisht.
E në lidhje me parregullsitë në sektorin privat një numër i madh i qytetarëve sot dolën për të protestuar.
Në pankartat e shumta që mbanin në dorë punëtorët kanë njoftuar për mos-respektimin e të drejtave të tyre në vendet e punës, duke kërkuar nga Qeveria që të merret me këto probleme,.
“Për 5 vite në punë vdiqën 97 punëtorë”, “Jemi lodhë”,” Parlament, Qeveri të kujt jeni?”.
“Mos na shkelni, mos na vononi jetën”, janë disa nga pankartat me mesazhe të kësaj proteste


