
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë, Arben Vitia, ka bërë të ditur se gjendja e Albin Kurtit është e mirë dhe stabile.
Ai në një prononcim për medie, tha se Kurti është sjellë në spital në mëngjes dhe se do të qëndrojë deri në daljen e rezultateve të analizave që i janë bërë.
“Gjendja e Kurtit është shumë e mirë, ka pasur disa shqetësime të natyrës virale, ethe dhe temperaturë. E kemi sjellë në shtatë në mëngjes në QKUK dhe i janë marrë analizat e duhura dhe tani po presim rezultatet”.
“Derisa të dalin rezultatet Albini do të qëndrojë i shtrirë në klinikë, por përndryshe gjendja e tij është e mirë. Posa t’i marrim rezultatet, atëherë mjekët do të vendosin se si do të veprohet më tutje”, tha Vitia.


