E thotë Haradinaj: Plani për ndryshim kufijsh, axhendë e Putinit

Mos i humb

Kosova ka kufijtë e saj me Serbinë pranuar nga dy anët dhe çdo tentim për të hapur tema të kufijve është agjendë e Rusisë konkretisht e Vladimir Putinit, kështu është shprehur kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, pas mbledhjes së sotme të Qeverisë.

‘Me kushtetutën e vendit tonë nuk kemi pretendime territoriale dhe nëse çmimi për njohje është ne me dhënë territor ne nuk kemi nevojë’ tha Haradinaj.

Ai edhe një herë shprehu qëndrimin e tij për taksën.

‘Ju e dini qëndrimin timin në fakt për taksën. Shpresojmë të vjen dita kur anulohet taksa dhe hyn në fuqi marrëveshja e tregtisë së lirë Kosovë-Serbi. Por, duhet kontrata e njohjes reciproke. Kontratë që nuk bazohet në ndryshim kufijsh apo shkëmbim territoresh’, shtoi Haradinaj.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit