
Drejtori i Zyrës për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriç ka deklaruar sot ministri i sapoemëruar i bujqësisë në Qeverinë e Kosovës nuk përfaqëson popullin serb, duke shtuar se ky veprim nga Prishtina synon prishjen e unitetit në mesin e serbëve.
Gjuriq ka thënë se “e sapoemëruara nga Haradinaj ministre e Bujqësisë Zhiviç, nuk përfaqëson popullin serb. Ajo nuk ka legjitimitet demokratik nga institucionet e Serbisë për të bashkëvepruar”
“Ky veprim i Prishtinës ka për qëllim përçarjen e popullit serb në Kosovë dhe dobësimin e pozitës së tyre politike. Por rezultati i gjithë këtij potezi do të jetë e kundërta”, ka thënë Gjuriç.
Sipas tij, edhe e sapoemëruar dhe të tjerët serbë që veprojnë në institucionet nuk janë përfaqësues legjitim dhe nuk përfaqësojnë serbët dhe me ta nuk do të ketë bashkëpunim asnjë institucion në nivelin lokal në Kosovë por as me institucionet e Serbisë.
Gjuriç ka shtuar se ata të cilët po punojnë kundër interesave të popullit serb në interes të të tjerëve, gjithmonë do të kenë dyert e mbyllura kudo në institucione.
Ky reagim i Gjuriçit ka ardhur pasi që kryeministri Haradinaj, ministre të Bujqësisë ka emëruar Diana Zhiviçin, në vend të Nenad Rikallos.
Ndryshe, Zhiviç është anëtare e Partisë Liberale të udhëhequr nga Sllobodan Petroviçin i cili është i vetmi deputet i kësaj partie në Kuvendin e Kosovës.


