
Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj ka nënshkruar një marrëveshje me përfaqësues të komuniteteve fetare, nga e cila arrihet të sigurohen të gjitha shpenzimet për ritet fetare dhe ceremoninë e varrimit për çdo qytetarë të vdekur.
Kjo marrëveshje u nënshkrua nga Kryetari i Bashkësisë Islame z.Halim Shehu dhe Priftit të Bashkësisë Katolike z.Don Mikel. Shpenzimet për ceremoninë e varrimit do të mbulohen nga Komuna e Suharekës ndërsa shuma që do tu jepët familjarëve për mbulimin e shpenzimeve është 200 euro.
Ndryshe, kjo marrëveshje do të hyj në fuqi nga 1 Marsi i këtij viti.
Ky është postimi i plotë:
Tash e tutje Komuna e Suharekës do të mbuloj shpenzimet për ritet fetare dhe ceremoninë e varrimit për çdo qytetar të vdekur.
Sipas një marrëveshje të mirëkuptimit për financim, që është nësnshkruar sot me përfaqësues të komunitetetve fetare në Komunën e Suharekës, Kryetarit të Bahkësisë Islame z. Halim Shehu dhe Priftit të Bashkisë Katolike z.Don Mikel Sopit, Komuna e Suharekës do të mbulojë shpenzimet për ceremonitë e varrimeve.
Shuma që do të ndihmohen familjet për mbulimin e këtyre shpenzimeve është 200 euro dhe do të filloj të zbatohet që nga 1 Mars 2019. Bali Muharremaj.




