
Gjatë vizitës në Bojnik, rrethi i Jabllanicës në Leskovc, presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç, ka shfrytëzuar fushatën dhe para qytetarëve ka thënë se nuk kanë nevojë të shqetësohen nga kërcënimet që bënë Prishtina.
“Po dëgjoj deklaratat nga zyrtarët e Prishtinës. Medvegja dhe Banja e Sijarinës është Serbi, natyrisht se do të mbetet gjithmonë Serbi. Aty investojmë shumë para, investojmë për të ardhmen”, tha Vuçiç.
Sipas tij, shkruan B92, nuk ka nevojë të përgjigjet ndaj kërcënimeve të dikujt çdo ditë , për diçka që është e vërtetë, me rëndësi është që rezultatet do të jenë në anën tonë.
Siç tha ai, “pavarësisht se përfaqësuesit e Prishtinës preferojnë të kërcënojnë, ne nuk do ta kërcënojmë askënd. Ata që na kërcënuan më parë, nuk udhëhoqën mirë me vendin dhe nuk patën reputacion”, tha Vuçiç.
Vuçiç, ka thënë se nuk e brengosë përparimi i ekonomisë në Serbi, por apetitet e Prishtinës, për këtë edhe do ta vizitoj Medvegjen e Sijarinën.
Ai tha se po ballafaqohemi me sjelljen iracionale të Prishtinës dhe mund të presim gjithçka nga ata.
“Qëllimi ynë është që të ruajm paqen dhe stabilitetin, sepse me paqe mund të ecim përpara…Por brengosem nga ato çfarë shqiptarët mund të bëjnë”, tha Vuçiç.


