Studimi: Lufta në Lindjen e Mesme rrit çmimin e fluturimeve të gjata nga Evropa me mbi 100 dollarë

Mos i humb

Një analizë e organizatës Transport & Environment (T&E) tregon se përshkallëzimi i konfliktit në Lindjen e Mesme dhe ndërprerjet në furnizimet globale me naftë kanë rritur ndjeshëm kostot e fluturimeve ajrore që nisen nga Evropa.

Sipas studimit, rritja e çmimit të karburantit për avionë ka shtuar mesatarisht rreth 88 euro (rreth 104 dollarë) koston për pasagjer në fluturimet e gjata, ndërsa për fluturimet brenda Evropës rritja është rreth 29 euro për pasagjer.

Raporti paralajmëron se linjat ajrore evropiane po përballen me një sezon të vështirë pranverë-verë, pasi çmimi i karburantit për avionë ka kaluar mbi 100 dollarë për fuçi që nga fillimi i krizës, duke ngritur shqetësime edhe për mundësi anulimesh fluturimesh në rast mungesash furnizimi.

Në këtë situatë, Bashkimi Evropian pritet të dalë me udhëzime të reja për menaxhimin e furnizimeve të kufizuara të karburantit për aviacionin.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit