
Nënkrytari i AAK-së, Pal Lekaj, ka heqë dilemën se Kosova po rrezikon raportet me Amerikën.
I pyetur nga Kosova Post se a do t’u bindet Haradinaj amerikanëve për ta hequr taksën ndaj Serbisë, Lekaj tha se Kosova nuk do ta bie punën që Amerika t’i heqë dorë nga shteti që e pranoj dhe e ndërtoj vet.
“Kur jemi tek raportet Kosovë Amerikë unë nuk mendoj që ne do i prishim raportet dhe te vije deri të ajo që amerikanët të i qojnë duart nga shteti që e ka pranuar vetë, jemi bashkë ndërtues të shtetit”, tha Pal Lekaj duke shtuar se Kosova është e vetëdijshme për përgjegjësit dhe raportet me Amerikën.
“Ne jemi të vetëdijshëm për përgjegjësitë që i kemi dhe për raportet miqësore me Amerikën”, tha Lekaj.


