
Marrëveshja legjitime me Serbinë do të zgjidhte edhe çështjen e tregtisë së lirë,tha kryeministri Ramush Haradinaj në një prononcim për media.
Haradinaj duke komentuar takimin e delegacionin e presidentit Trump, tha se ua ka bërë me dije se sa është e rëndësishme të vazhdohet dialogu pasi siç tha ai është interes i ndërsjellë i dy vendeve.
“Takimi ka qenë përmbajtjesor janë diskutuar krejt aspektet e angazhimit në dialog. Njëkohësisht edhe domosdoshmëria me u kthyer në tavolinën e dialogut.
Duke qenë kështu e kam pas mundësi me i shpjegua që dialogu duhet me vazhdohet dhe të një marrëveshje, është interes i ndërsjellë. Kjo marrëveshje e kish zgjidh edhe çështjen e tregtisë së lirë. Na mbushin mendjen edhe ekzistojnë dy pamje një si pengesë për me u kthyer në dialog, tjetra është si ndihmesë për me u arrit një dialog. Jemi për një marrëveshje gjithëpërfshirëse ligjore në kufijtë ekzistues që nuk nënkupton ndryshim të kufijve e territoresh, e që nuk nënkupton një asociacion të komunave serbe.
Haradinaj ka komentuar edhe takimin e Presidenti Hashim Thaçi me kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa.
Ai tha se takimet e konsultat e tilla mes liderëve janë të mira.
“Mendoj që takimet janë të mira konsultat mes udhëheqësve politik edhe unë bëjë takime të vazhdueshme me Mustafën, Kurtin e Ahmetin”.


