![]()
Gjykata e Lartë e Kirgistanit, vendosi transferimin e pasurive të Kaynak Holding në Kirgistan Fondit Turk të Sigurimeve dhe Kursimeve (TMSF), kompani drejtimi i së cilës në Turqi i është dhënë administratorit të besuar për shkak të lidhjes së saj me organizatën terroriste FETO.
Pas tentativës së grusht shtetit të 15 korrikut, NT Kitap Kırtasiye AŞ i është dhënë administratorit të besuar në Turqi për shkak të lidhjes së saj me FETO.
Menjëherë pas tentativës, degët dhe pronat e kompanisë në Kirgistan i janë transferuar një shtetasi turk me emrin Emin Kızılkaya.
Apeli i avokatëve të TMSF i bërë në vitin 2016 në Gjykatën e qytetit Bishkek, u pranua nga gjykata.
Urdhri i Ministrisë së Drejtësisë që tregon ri-regjistrimin e kompanisë “OsOO Kaynak”, që është dega e “NT Kitap dhe Kırtasiye AS” në Kirgistan, u shpall e pavlefshme.
Emin Kizilkaya i cili i mori përsipër të gjitha aksionet e biznesit “OsOO Kaynak”, u ankua në Gjykatën Supreme të Kirgistanit.
Gjykata Supreme refuzoi ankesën e Kızılkaya.
– “FETO për herë të parë humbi rastin jashtë vendit me një vendim të gjykatës”
Ambasadori i Turqisë në Bishkek, Cengiz Kamil Firat, i cili nga afër ndjek rastin, duke treguar se rasti gjyqësor vazhdon që dy vite, tha se “FETO për herë të parë humbi një rast jashtë vendit me një vendim të gjykatës”.
Ai theksoi se vendimi i gjykatës është në favor të Turqisë. Firat gjithashtu tregoi se me këtë vendim është vendosur në pah se pjesëtarët e FETO-s me mashtrim i kanë regjistruar aksionet e degës së kompanisë “NT Kitap Kırtasiye AS” në Kirgistan mbi një anëtar të FETO-s.


