1 milion dollarë për atë që tregon se ku gjendet djali e Usama bin Laden!

Mos i humb

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ofruar 1 milion dollarë shpërblim për secilin që lajmëron se ku gjendet djali i Usama bin Laden.

Hamza bin Laden, djali i kreut të Al Kaidës Usama bin Laden përcaktohet si një lider në rritje brenda organizatës së Al-Kaidës ndërsa thuhet se ai që nga viti 2015 bën video që nxisin militantët e organizatës që të sulmojnë bazat e SHBA-ve.

Departamenti Amerikan i Shtetit ka bërë një deklaratë me shkrim në lidhje me shpërblimin e vendosur për Hamza bin Laden.

Në deklaratë Hamza bin Laden përcaktohet si një lider në rritje brenda organizatës së Al-Kaidës ndërsa thuhet se ai që nga viti 2015 bën video që nxisin militantët e organizatës që të sulmojnë bazat e SHBA-ve dhe se po përpiqet të hakmerret për babain e tij Usama bin Laden, i vrarë në vitin 2011.

Sipas deklaratës Hamza bin Laden u përfshi në vitin 2017 në statusin e terroristit global të përcaktuar veçanërisht dhe për këtë arsye i janë konfiskuar të gjitha asetet në SHBA.

“Programi i shpërblimit për drejtësi i Departamentit Amerikan të Shtetit ofron 1 milion dollarë për informacionin e identitetit ose vendndodhjes që do të çojë tek Hamza bin Laden, lideri kyç i Al-Kaidës”, thuhet në deklaratë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit