
Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka vendosur që javën e ardhshme të mbajë dy seanca të jashtëzakonshme për datat 5 dhe 6 mars.
Seancat e Jashtëzakonshme të thirrura nga partitë opozitare LDK e Vetëvendosje, do të mbahen sa i përket emërimeve të anëtarëve të KQZ-së si dhe shpenzimet e qeverisë për shënimin e përvjetorit të pavarësisë.
Deputetja e PSD, Shqipe Pantina,ka thënë se do te jenë pjesë kësaj seance duke i vlerësuar si tejet të rëndësishme edhe pse tha ajo se do të duhej të mbaheshin si seanca të rregullta, sepse për shpenzimet e qeverisë duhet dhënë përgjegjësi.
‘Për shpenzimet e qeverise për përvjetorin e pavarësisë, pra për keqpërdorimet e tilla dikush duhet të jap përgjegjësi e pse jo edhe të shkojë në shtëpi’ tha ajo./KosovaPost/


