
Vitin e kaluar bashkë me 4 shoqe, Greisi, mori pjesë në një konkurs botëror te quajtur “Technovation Challenge” që ka në qendër krijimin e aplikacioneve mobile. Vajzat paraqiten në aplikacion ku në qendër janë vuajtjet dhe persekutimet ne kohen e diktaturës 50 vjeçare në vendin tonë.
“Aplikacioni quhet RedBug ose çimka e kuqe, mjeti i përdorur për përgjimin dikur, hapet në telefon mobile dhe në të njerëz që kanë vuajtur mund të shkruajnë historitë e tyre. Gjithsej kemi 4 te tilla deri tani”, thotë Greisi.
Nxënësja në vitin e tretë në gjimnazin “Sami Frashëri” ishte një nga 23 mijë aplikantët nga e gjithë bota që të grupuara bëheshin 3000 skuadra gjithsej.
“Skuadra jonë dhe një skuadër tjetër nga Shqipëria u renditëm mes 100 gjysmëfinalistëve. Vendin e parë e fitoi skuadra indiane me një aplikacion për asgjëimin e mbetjeve toksike”, thotë Greisi.
18 vjeçarja ka aplikuar edhe këtë vit, madje është edhe mentore e nxënësve që do të konkurrojnë nga gjimnazi ku ajo studion.
“Stërgjyshi im u internua për një qendresë që i beri regjimit dikur, ndërsa gjyshi im dhe mamaja me pas, u privuan nga shkollimi i lartë”, thotë Greisi.
Vajza qe aspiron shkencat komjuterike tregon se aplikacioni I tyre qe per momentin nuk ju sjell te ardhura ka terhequr vemendjen e institucioneve ne vend.
“Zyra e hapjes se dosjeve po na ndihmon me histori te cilat me vone do te donim t’i kthenim edhe ne variant audio. Ne faqen tone ne i tregojmë një turisti se çfarë mund të vizitoje krahas leximit të historive të publikuara në aplikacion, që do të thotë, e ftojmë të vizitojë edhe BunkArt 1, 2 dhe Muzeun Shtëpinë e Gjetheve”, tha Greisi.


