Pacolli e pranon se i ka dërguar letër Vuçiçit, çfarë shkruan në të?

Mos i humb

Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli ka pranuar se i ka dërguar letër presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç. Letër kjo siç tha ai për fillimin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë për një marrëveshje përfundimtare.

Sipas tij, bashkëpunimi ekonomik do të finalizojë dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

“Kam shkruar një letër të hapur presidentit Vuçiç, Letra ka qenë në limitet e edukatës që ti kthehemi normalitetit. Kosova ka bërë konsensione të mëdha politike ndaj Serbisë, me pakon e Ahtisarit dhe janë parë tek marrëveshjet me Serbinë. Rekomandimi mbetet gjithmonë që të dilet në kampin ekonomik, ku mund të gjenden shumë baza për bashkëpunim të konraktimit me Serbinë, sepse aty iu bëhet lehtësimi i jetëve të qytetarëve. Së shpejti tema ekonomike si bazë për dialogun final me Serbinë do të jetë bashkëpunimi ekonomik”, ka thënë Pacolli.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit