Edhe Gjukanoviç flet për dialogun: Duhet gjetur një epilog pozitiv!

Mos i humb

Në Bruksel presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç u takua me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.

Pas takimit ai u shpreh optimist edhe për marrëdhëniet mes Prishtinës dhe Beogradit.

Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç vizitoi të mërkurën (06.03) Brukselin dhe selinë qendrore të aleancës veriatlantike në kryeqytetin europian. Pas takimit me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, Gjukanoviç u shpreh para mediave, se përvoja e zgjidhjes së çështjes së hapur në mes të Greqisë dhe Maqedonisë Veriore mund të jetë e çmueshme në zgjidhjen e problemeve të tjera në rajon. E kam fjalën për marrëdhëniet, siç tha ai “në mes të Prishtinës dhe Beogradit”.

“Si fqinjë i përgjegjshëm dhe shumë i interesuar, punojmë në gjetjen e një epilogu pozitiv të këtij dialogu”, ka thënë Gjukanoviç. “Besoj se është e mundur dhe e ftoj NATO-n që me angazhimin e vet në këtë rajon së bashku me BE-në të kontribuojë në atë që është opcioni i vetëm i Ballkanit Perëndimor”, ka shtuar ai.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit