Votohet Platforma e Dialogut, pritet të shqyrtohet në Kuvend

Mos i humb

Komisioni për Punë të Jashtme me 6 vota për e ka votuar Platformën për Dialogun e cila pritet të shqyrtohet në Kuvendin e Kosovës nesër nga ora 9:00.

Në këtë komision deputetët kanë votuar edhe Projektligji për Dialogun.

Mbledhjen e këtij komisioni e kanë bojkotuar Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje.

Ndërkaq, kryeministri Ramush Haradinaj ka deklaruar se shpreson që nesër do të gjinden votat për t’u votuar Platforma e Dialogut e që sipas tij është hap i madh.

Ai njëherësh ka mohuar se platforma është e ndërlidhur me mundësinë e pezullimit ose heqjes së taksës, transmeton klankosova. Haradinaj ka ripërsëritur qëndrimin e tij rreth moslargimit të taksës ndaj produkteve me origjinë nga Serbia dhe Bosnja.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit