Agim Ademi shkarkon nga detyra djalin e Fadil Vokrrit

Mos i humb

Gramoz Vokrri, djali i ish-presidentit të ndjerë të Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Fadil Vokrri, është larguar nga puna.

Burimet e Gazeta Metro brenda FFK’së kanë mësuar se kjo ndodhi për shkak të disa problemeve që kryetari i tanishëm i FFK’së, Agim Ademi ka krijuar me Gramoz Vokrrin.
Metro mëson se brenda Federatës së Futbollit të Kosovës tani telashe të reja kanë lindur pas ardhjes në krye të Agim Ademit.

Të kontaktuar nga Metro zyrtarët brenda FFK-së nuk janë deklaruar rreth kësaj çështje duke thenë se do të dalin me një qëndrim zyrtar, transmeton gazetametro.

Në ditët në vijim do të sjellim të gjitha problemet qe kanë lindur me ardhjen e Agim Ademit në krye të Federatës së Futbollit të Kosovës.

Gramoz Vokrri ishte punësuar në shtëpinë e futbollit të Kosovës me 22 shtator 2018.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit