Erdogan bisedë telefonike me kryeministrin e Indisë

Mos i humb

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin e Indisë, Narendra Modi.

Në një deklaratë nga Kryesia e Komunikimit të Presidencës, mësohet se Erdoğan në bisedën telefonike me kryeministrin indian Modi krahas marrëdhënieve dypalëshe diskutoi edhe për zhvillimet në kufirin Indi-Pakistan.

Pas zhvillimeve që ndodhën në kufirin Indi-Pakistan, presidenti Erdogan më 28 shkurt ka zhvilluar bisedë telefonike me kryeministrin e Pakistanit, Imran Khan ndërsa më 8 mars me Sekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara (OKB) Antonio Guterres.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit