
Pakti për universitetin është në ngërc dhe për këtë faji sipas kryeministrit Rama është i disa pedagogëve dhe drejtuesve të universiteteve. Edhe pse qeveria me studentët është në një situatë paqeje, Rama kërkoi sërish angazhimin e tyre që ky pakt të zbatohet sipas afateve të paracaktuara.
Pas protestave të studentëve, kryeministri mori angazhimin dhe hapi thirrje për 800 studentët më të mirë të punësohen në administratë si dëshmi e gadishmërisë për të bërë më shumë se studentët kërkonin nga qeveria.


