Ukraina teston me sukses dronin “Bayraktar TB2” të blerë nga Turqia

Mos i humb

Ukraina ka kryer me sukses testimet e dronit pa pilot “Bayraktar TB2” të cilin e ka blerë nga Turqia.

Testimet e dronit “Bayraktar TB2” të kryera në baën ushtarake në rajonin Hmelnitski krahas presidentit Petro Poroshenko i kanë ndjekur edhe Sekretari i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, Aleksandr Turçinov, ministri i Mbrojtjes Stepan Poltorak dhe lideri i popullit tatar të Krimesë, Mustafa Abdülcemil Kırımoğlu.

Poroshenko nga qendra tokësore e kontrollit ka ndjekur vetë personalisht testimin e mjetit ajror pa pilot “Bayraktar TB2”, ku dhe ka postuar nga llogaria e tij në rrjetin social video që tregojnë përcaktimin dhe goditjen e objektivit nga droni “Bayraktar TB2”.

Në një fjalim në bazën ushtarake pasi ka vënë theksin se kanë testuar dronët që janë prodhim turk, Poroshenko tha se “Kompleksi i dronëve ‘Bayraktar TB2’ do të vendoset në shërbim të forcave speciale, njësive parashutiste, njësive të mekanizuara dhe njësive të tjera”.

“Përgëzoj Forcat e armatosura dhe popullin e Ukrainës. Sot ne kemi një armë plotësisht të re, një mjet ajror pa pilot të armatosur”, tha Poroshenko duke shtuar se testi i dronëve është kryer me sukses falë armëve me ndjeshmëri të lartë dhe sistemeve me lazer.

Poroshenko shprehu lëvdata se droni “Bayraktar TB2” ka qëlluar me përpikmëri të plotë objektivin dhe se kjo është një mundësi e re për forcat e armatosura të Ukrainës.

“Mjeti ajror pa pilot ‘Bayraktar TB2‘ do të ofrojë një kontribut të mirë në forcimin e aftësive të mbrojtjes së Ukrainës”, tha Poroshenko.

Në kuadër të marrëveshjes që Ukraina ka bërë për blerjen e dronit “Bayraktar TB2” të prodhuar nga kompania Baykar, ishte njoftuar se do të prodhoheshin 6 dronë të cilët do të dorëzoheshin brenda një viti, për t’u vënë në përdorim nga Ukraina bashkë me 3 sisteme të stacioneve kontrollore tokësore dhe pajisjet e tjera.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit