Dita Botërore e Pyjeve, 43 për qind e BE-së e mbuluar me pyje

Mos i humb

Sipas të dhënave të Eurostat, 43 për qind e sipërfaqes së përgjithshme të Bashkimit Europian (BE) është e mbuluar me pyje, ndërsa vendi më i pasur me pyje në Europë është Suedia.

Agjencia për statistikë e Bashkimit Europian (Eurostat), me rastin e shënimit të 21 Marsit, Ditës Botërore të Pyjeve, shpalosi të dhëna për hapësirat e mbuluara me pyje brenda BE-së.

Sipas këtyre të dhënave, 182 milionë hektarë në BE është e mbulur me pyje, që përkon me 43 për qind të territorit të përgjithshëm të saj, ndërsa përqindja e tokës së përdorur për bujqësi është 41 për qind.

Vendi me më së shumti përqindje të hapësirës së mbuluar me pyje është Suedia, me 30,5 milionë hektarë, ndërsa vijojnë Spanja me 27,6 milionë hektarë dge Finlanda me 23 milionë hektarë. Vendet në fjalë përbëjnë thuajse një të tretën e hapësirës së përgjithshme të BE-së të mbuluar me pyje, saktësisht 29,4 për qind.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit