Çavusoglu: Joreale të gjitha projektet në Mesdheun Lindor pa Turqinë

Mos i humb

Kryediplomati turk Mevlut Çavusoglu deklaroi se të gjitha projektet në Mesdheun Lindor janë destinuar të dështojnë nëse në to nuk është e përfshirë edhe Turqia.

Çavusoglu sot në Antalya takoi homologun grek Georgios Katrougalos, i cili po qëndron në një vizitë zyrtare në Turqi.

Shefi i diplomacisë turke tha se në takim është diskutuar për vazhdimin e trendeve pozitive që filluan pas takimeve dypalëshe të presidentit turk Recep Tayyip Erdogan dhe kryeministrit grek Aleksis Tspiras.

Duke theksuar se Turqia dhe Greqia duhet së bashku të shqyrtojnë problemet, sfidat dhe mundësitë me të cilat ballafaqohen, Çavusoglu tha se do të vazhdojnë takimet në nivel teknik dhe ministror për t’i çuar tutje hapat e forcimit të besimit.

“Më 12 prill, ministritë do të mbajnë konsultime politike. Qëllimi ynë është të përmirësojmë tregëtinë, lidhjet dhe të rrisim numrin e turistëve. Qëllimi ynë është që të rrisim ndjeshëm bashkëpunimin ekonomik. Në këtë kontekst duam të punojmë dhe në projekte energjetike”, tha Çavusoglu.

Ai paralajmëroi se nga 2 qërshori do të fillojë me punë edhe linja detare në mes portit turk Çeşme dhe atij grek Lavrion në Athinë.

“Në takime të tilla rregullisht flasim edhe për çështjen e minoriteteve në vendet tona, si dhe çështjen e Detit Egje, Qipros, Mesdheut Lindor. Diskutojmë se çka mund të bëjmë për ripërtëritjen e bisedimeve paqësore për Qipron. Të gjitha takimet tona dhe konsultimet joformale janë rreth çështjeve në fjalë”, deklaroi Çavusoglu.

Duke theksuar se bisedimet e sotme dypalëshe ishin shumë konstruktive dhe të dobishme, Çavusoglu tha se do të udhëtojë për vizitë në Greqi menjëherë pas zgjedhjeve lokale në Turqi që do të mbahen më 31 mars.

Çavusoglu komentoi dhe çështjen e shfrytëzimit të burimeve energjike në Mesdheun Lindor dhe zonën përreth Qipros.

“Asnjë projekt nuk është real nëse nuk përfshin Turqinë. Turqia ka të drejtën e saj në bazë të së drejtës ndërkombëtare. Me rëndësi është të kuptohet se nuk mund të arrihet askund duke përjashtuar Turqinë nga proceset”, tha shefi i diplomacisë turke Çavusoglu.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit