
Tre vendet e Presidencës së Këshillit Europian, do të tregojnë për vizionin e Kosovës drejt BE-së.
Misionet diplomatike në Rumanisë, Finlandës dhe Kroacisë në Kosovë dhe Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) mban tryezën e Diskutimit me temë “Rruga e Integrimit Europian të Kosovës, një vizion nga Trio e Presidencës së Këshillit të Evropës (Rumania, Finlanda dhe Kroacia)”.
Siç bëhet e ditur në njoftim, kjo tryezë diskutimi ka për qëllim të diskutoj mbi progresin në procesin e Integrimit Europian të Kosovës, arritjet institucionale në këtë drejtim, si dhe sfidat e hasura deri tani.
Një theks i veçantë do t’i kushtohet përvojës rumune, finlandeze dhe kroate, dhe asaj që Kosova mund të mësojë nga kërkesat që këto vende kanë pasur gjatë procesit të tyre integrues. Për më tepër, diskutimi do të përqendrohet në pritjet e ardhshme të Kosovës dhe angazhimin institucional, dhe se si zhvillimet brenda BE-së do të përafrohen me procesin e integrimit.
Bashkimi Europian ka theksuar në vazhdimësi mundësinë për një proces integrimi rajonal.
Sidoqoftë, Strategjia e fundit e Zgjerimit për Ballkanin Perëndimor ka vënë në dukje se cilat shtete janë më afër dhe gjithashtu ka identifikuar ato që janë mbrapa sa i përket kësaj çështjeje, ku Kosova renditet në fazat e saja fillestare, me fokus në implementimin e Marrëveshjes për Stabilizim dhe Asociim.
Meqë shanset për një qasje të tillë janë duke u zbehur dhe një integrim i fragmentuar është duke zënë vend, si do të përballet Kosova me zhvillime të tilla dhe si mund të përfitoj nga përvoja rumune, finlandeze apo kroate?
Panelistë do të jenë: Ministrja e Integrimit Europian, Dhurata Hoxha; Marija Kapitanoviq, ambasadore e Republikës së Kroacisë në Kosovë dhe Pia Stjernvall, ambasadore e Finlandës në Kosovë si dhe Daniel Onișor, Shef i Zyrës Ndërlidhëse të Rumanisë. Kjo ngjarje pritet të zhvillohet me fillim prej orës 10:30.


