
Përmes një postimi në facebook ish-ministri i financave Arben Ahmetaj shkruan se rritja ekonomike në vitin 2018, konfirmohet mbi 4%. Për ish-kreun e financave konsumi dhe investimet, mbeten gjeneratoret kryesorë të rritjes ekonomike.
“ Ekonomia që shpërblen! Rritja ekonomike në vitin 2018, konfirmohet mbi 4%. Katër herë më shumë nga niveli modest prej 1% ku e nisëm në 2013! Konsumi dhe investimet, mbeten gjeneratoret kryesorë të rritjes ekonomike, edhe në reflektim të rritjes së besimit në ekonominë shqiptare, falë reformave që ndërmorëm në vite dhe konsolidimit të duhur fiskal.” Shkruan Ahmetaj ndërsa shton se mbetet sfidë ruajtja e ritmit të reformave dhe vazhdimi i konsolidimit fiskal.
Lajmi tjetër i mirë është vazhdimi i rritjes së konsumit final të popullatës, me 2.84% në terma vjetorë dhe investimeve me nje rritje 1.87%.
Sfida është ende aty; ruajtja e ritmit të reformave dhe vazhdimi i konsolidimit fiscal” përmbyll Ahmetaj postimin e tij.


