
“Reforma në drejtësi nuk do të ndalojë”. Kështu shprehet Zv. Shefi i Misionit të SHBA në Detyrë Dan Koski në emër të ambasadës amerikane në Tiranë, teksa shprehet i kënaqur nga ecuria e reformës në drejtësi.
Në Konferencën “Planifikimi Urban dhe Zhvillimi Ekonomik Vendas”, Koski tha se Shqipëria do të ketë shumë shpejt sistemin e ndershëm dhe transparent të drejtësisë. SHBA-të kanë qenë një nga mbështetëset më të mëdha të reformës në drejtësi dhe kanë kërkuar çuarjen e saj përpara. E me sa duket SHBA-të janë optimiste për vënien në funksion të kësaj reforme.






