
Pas deklarimit të ministrit Lekaj se abasadori zvicran të largohet nga Kosova ka reaguar edhe kryediplomati Behgjet Pacolli i cili ka kujtuar homologut Lekaj se Zvicra sikur shumë vende të tjera evropiane kanë ndihmuar Kosovën në rrugëtimin e saj dhe se bashkpunimi me shtetin helvetik do të vazhdoj tutje, sepse kemi çfarë të mësojmë nga demokracia qindra vjeçare e tyre.
Pacolli përmes një postimi në Facebook, ka treguar se ambasadorit Jean Hebert Lebet i ka shprehur mirënjohjen e thellë për kontributin e tij dhe shtetit që përfaqëson.
Ky është postimi në Facebook i Pacollit:
Konfederata Helvetike, së bashku me SHBA, Gjermaninë, Francën, Britaninë, Italinë dhe vendet tjera perëndimore, ka mbështetur fuqishëm rrugëtimin e Republikës së Kosovës në të gjitha etapat.
Kontributi i Zvicrrës, ku kemi një diasporë të madhe me afërsisht 300 mijë qytetarë tanë, është i madh në çlirimin, shtet ndërtimin dhe zhvillimin e Republikës së Kosovës.
Ambasadorit Jean-Hebert Lebet, i shpreha mirënjohjen e thellë të institucioneve dhe popullit të Kosovës, për kontributin e tij dhe shtetit që përfaqëson.
Miqtë dhe aleatët kanë dhënë dhe po japin kontribut tê madh, për ardhmërinë e këtij vendi andaj të gjithë ne, duhet t’i dëgjojmë me shumë vëmendje këshillat dhe sugjerimet e tyre. Sa here kemi qenë bashkë me aleatët, kemi dalë fitimtar. Ne do të vazhdojmë bashkë dhe kemi çfarë të mësojmë nga një demokraci qindra vjeçare sikurse është Zvicra.


