Ambasadori gjerman mbron atë zviceran: Kolegu im e tha atë që e mendojnë të gjithë

Mos i humb

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt, i ka dalë në mbështetje homologut të tij zviceran, Jean-Hubert Lebet, pasi ky i fundit u kritikua për komentet që bëri rreth numrit të madh të veteranëve në Kosovë.

Heldt ka thënë se Gjermania dhe Zvicra e kanë mbështetur Kosovën me dhjetëra miliona euro dhe është më rëndësi që të dihet se si kanë përfunduar ato para, transmeton Klan Kosova.

“Kolegu im e ka thënë atë që e mendojnë të gjithë. Ne si komunitet ndërkombëtar jemi të angazhuar që të ndihmojmë. Gjermania dhe Zvicra e ka mbështetur Kosovën me dhjetëra miliona euro në rregullimin e ujit dhe ujërave të zeza që nga vitit 1999”.

 

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit