Votoi me papagallët e tij

Mos i humb

Mehmet Kivilcim, një qytetar i cili është i angazhuar në biznesin e turizmit në qytetin Denizli të Turqisë, në vendvotim shkoi me dy papagallët e tij për të votuar.

Kivilcim bashkë me papagallët “Cafer” dhe “Alex” votoi në shkollën fillore ku gjendet vendvotimi i atij.

Ai duke e mbajtur papagallin mbi supe i mundësoi që zarfin ku është vota e tij ta hedhë në kuti.

Disa qytetarë që e ndiqnin Kivilcim dhe papagallët e tij, realizuan fotografi.

Kivilcim, në deklaratën për gazetarët tha se dëshironte të gjallëroj procesin e votimit.

Ai tha se në çdo vend shkon bashkë me papagallët. “Synimi im ishte që ta dëfrej vendvotimin”, shtoi ai.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit