
Media iraniane thotë se një burrë ka qëlluar me armë shtatë anëtarë të familjes së gruas së tij në qytetin jugperëndimor Dezful.
Agjencia shtetërore e lajmeve IRNA tha të dielën se agresori shkrepi një pushkë kalashnikov ne drejtim te familjes se gruas, duke vrarë pesë burra dhe dy gra, përpara se të plagoste edhe veten.
Përleshjet me armë janë të e rralla në Iran, pasi qytetarët lejohen të mbajnë vetëm armë të gjuetisë, dhe ato duhet të jenë të licencuara.


