Pas Kosovës, deputetët e Bundestagut shkojnë në Serbi

Mos i humb

Deputetët e Bundestagut, Peter Bauer nga CDU dhe Christian Schmidt i CSU-së, sot do të qëndrojnë për vizitë zyrtare në Serbi.

Gjatë ditës së djeshme në Kosovë për vizitë zyrtare qëndruan dy deputetët e Bundestagut gjerman, Peter Bauer nga CDU dhe Christian Schmidt i CSU-së.

Në Kosovë, Bauer dhe Schmidt u takuan me kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Gjatë takimit, deputetët gjerman, treguan edhe qëndrimin zyrtar të Gjermanisë sa i përket korrigjimit të kufijve me Serbinë dhe dialogun Kosovë-Serbi.

Gjatë ditës së sotme, Bauer dhe Schmidt do të qëndrojnë në Serbi ku pritet të takohen me presidentin serb, Aleksandar Vuçiç.

Siç bëjnë të ditura mediet serbe, presidenti Vuçiç do të takohet në ora 09:30 me deputetët gjermanë dhe ky takim do të mbahet në ndërtesën e Sekretariatit të Përgjithshëm të Presidentit. Po ashtu bëhet e ditur se pas këtij takimi do të ketë edhe konferencë për medie.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit