“Kalamajtë” e Kosovës në ekipin e bisedimeve, 10 mijë euro në muaj i kushtojnë buxhetit të shtetit!

Mos i humb

Kosova me ekip të “kalamajve” në bisedime, Serbia me ekspertët më të fortë nga Beogradi

Punësimet familjare po vazhdojnë të jenë prezente pothuajse në gjitha institucionet shtetërore. Kësisoj, edhe në ekipin negociator të cilin e udhëheq Fatmir Limaj i NISMA-s dhe Shpend Ahmeti i PSD-së janë angazhuar familjarë dhe kushërinj të këtyre të fundit.

Ndërsa, Beogradi zyrtarë është angazhuar që në dialog me Kosovën të paraqesë ekspertët më të mirë serbë.

Ekipi negociator tanimë ka përzgjedhur anëtarët që do të jenë të pranishëm në Zyrën e Koordinatorit Administrativ për bisedimet e Kosovës.

Shumica prej këtyre personave, të rinjë në moshë, janë partiak të Nisma-s Sociale Demokrate dhe Partisë Social Demokrate.

Asistentja e kësaj Zyre është emëruar Hana Aliu, “ushtare” e partisë së Limajt. Shkollimi i saj është i kryer në një kolegj privat (ISPE).

Hana Aliu

Ndërsa, këshilltar politik profesional është emëruar Veton Kastrati si dhe Endrit Zabërgja. Ky i fundit ushtron po ashtu postin e kryetarit të Rinisë së Nisma-s.

 Veton Kastrati

Anëtarët e tjerë

Ilir Cacaj

Endrit Binakaj

Muhamet Bytyqi

Etleva Malushaj

Avdi Smajaj

Albert Krasniqi

Mirëpo, ndryshe po del të jetë ekipi i përbërë nga Serbia.

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka deklaruar se Serbia ka angazhuar dhe këshilltarë ndërkombëtarë me plot nam.

“Serbia ka angazhuar dhe këshilltarë ndërkombëtarë me plot nam”, ka thënë ai, duke shtuar se “Kosova ndërsa, “ekipi negociator” i saj, ka vendosur që në përballjen më të rëndësishme historike që ka, të angazhojë nipa, dajë e tezak. Për një vend pune për familjarë, marrin në qafë një vend të tanë”, shkruan deputeti i LDK-së.

“Pse të habitemi më pas se Serbia ecën përpara në Evropë; e ne mbesim në llumin e theqafjes së kapësve tonë”, është shprehur Abdixhiku.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit