
Ministri i Punëve të Jashtme, Behxhet Pacolli, ka shpalosur shqetësimin e tij me parregullsitë në Samitin Digjital të vendeve të Ballkanit Perendimor që po mbahet në Beograd.
Me këtë rast, Pacolli tha se Serbia ka thyer secilën marrëveshje për të cilën është pajtuar vet, ndërsa sot Serbia ka provokuar në mënyrë të organizuar, ku gjatë mbajtjes së panelit të ministrave të ballkanit perendimor, e merre fjalën dikush nga publiku dhe në monitor lexon fjalimin kundër Republikës së Kosovës, raporton Kosova Post.
“Serbia ka thyer çdo rregull gjatë mbajtjes së panelit. Organizatorët ndalojnë mikrofonat dhe i kalojnë fjalën dikujt nga publiku i cili bënë thirrje shovaniste kundër Republikës së Kosovës. Ky është një fakt që tregon që tërë ngjarja ka qenë e orkestruar nga nikoqirët që në këtë rast janë Republika e Serbisë”, tha Pacolli.
Më tutje ai tha se një gjë e tillë ka ndodhur edhe disa ditë më herët por që në planin e ardhshëm nuk do të lejojm të ndodhë një gjë e tillë.
“Situata identike ka ndodhur edhe gjatë panelit ku ka qenë pjesëmarrës, Qendra Inovative e Kosovës, përderisa shpresojmë që në panelin e ardhshëm ku do të jetë edhe Kompania Gjirafa, kjo nuk do të përsëritet”, u shpreh Pacolli.
Në fund, ministri Pacolli i bëri thirrje Bashkimit Evropian që të bisedoj me Serbinë dhe ta ndaloj që ajo të punoj kundër Kosovës.
“Ftojmë Bashkimi Evropian që ta disiplinojë Serbinë që mos ti dëmtoje sukseset e rajonit. BE në vazhdimësi po qëndron indiferente në raport me këto sjellje të Serbisë dhe kjo gjë nuk i kontribuon absolutisht paqës dhe stabilitetit në rajon. Pra ftoj Bashkimin Evropian ta diciplinoj serbinë në të ardhmen ti zbatoj rregullat sepse për ndryshe Kosova nuk mund të jetë partnere në konferencat e ardhshme”, tha Pacolli.


