Bahçeli: Plani i SHBA-së për Jerusalemin, bombë e kurdisur

Mos i humb

Kryetari i Partisë opozitare të Lëvizjes Popullore Nacionaliste (MHP) të Turqisë, Devlet Bahçeli deklaroi se plani i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) për njohjen e Jerusalemit si kryeqytet i Izraelit nuk është asgjë tjetër pos një bombë e kurdisur për shkatërrimin e Lindjes së Mesme.

Bahçeli iu referua deklaratës së tre zyrtarëve të lartë amerikanë të paidentifikuar të Shtëpisë së Bardhë, të cilët theksuan se presidenti Donald Trump ka për qëllim njohjen e Jerusalemit si kryeqytet të Izraelit dhe zhvendosjen e ambasadës amerikane nga Tel Avivi në Jerusalem.

“Qëllimi i SHBA-ve në lidhje me Jerusalemin është thikë e ngritur, e gatshme të ngulet në shpinën e vendit tonë të shenjtë. Prandaj, nëse kjo thikë ngulet, atij që do t’i shkaktojë dhimbje, gjaku i kujt do të derdhet, kjo nuk do të jetë vetëm e botës islame”, theksoi Bahçeli.

Ai paralajmëroi se ky hap i SHBA-së do të jetë shkatërrues për Lindjen e Mesme.

“Plani i administratës amerikane për zhvendosjen e ambasadës nga Tel Avivi në Jerusalem dhe njohjen e saj si kryeqytet të Izraelit është bombë e kurdisur që do të shërbejë për shkatërrimin e përgjithshëm të Lindjes së Mesme”, ka thënë Bahçeli./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit