Në javën kundër korrupsionit, sot u mbajt tryeza e diskutimit për korrupsionin në arsimin e lartë dhe veprimet e tjera kundërligjore sikur që është numri me i lartë i studenteve të i studentëve të pranuar në universitet publike dhe private që tejkalojnë shifren e lejuar nga Agjencia e Akreditimit.
Këto dhe shumë dukuri të tjera janë prezantuar dhe diskutuar sot derisa dukuria me shqetësuese u paraqit të jetë shit-blerja e diplomave universitare.
Në këtë tryezë organizatat jo qeveritare KIPRED dhe QOHU prezantuan punimet e tyre sa i përket korrupsionit në Universitetin e Prishtinës.
Richard Mei, Zëdhënës i Ambasadës Amerikane në Kosovë në fjalen hyrëse të tij ndër të tjera kërkoi angazhim të fuqishëm në eleminimin e dukurive që janë prezente në UP, por me tepër kërkoi eleminimin e korrupsionit.
Nga ana tjetër Marjan Dema, Rektori i Universitetit të Prishtinës fillimisht ka siguruar të pranishmit dhe opinionin se Universiteti i Prishtinës funksionon pa ndikime politike.Ndërkaq duke folur për korrupsionin në UP, rektori Demaj nuk e mohon një dukuri të tillë por citon se është tejet e vështir të luftosh korrupsionin do të jesh i luftuar.
“Të luftosh korrupsionin në Kosovë do të thotë të jesh i luftuar e rast konkret është veçmas në Universitetin e Prishtinës nëpër të cilin është duke kaluar”, është shprehur Demaj.
Ndërkaq sa i përket shit-blerjes së diplomave, Demaj mohon të jetë në dijeni për këtë fenomen.
“Ai tha se deri më tani nuk kanë pranuar asnjë informacion apo lajmërim, as nga profesorët dhe as nga studentët për raste të tilla, që i quajnë të shëmtuara. Meqenëse nuk kemi pasur raste të tilla nuk ka pasur as masa disiplinore, porse, në secilin rast që do dëshmohej një veprim i tillë, pa hezitim do merren masa sipas dispozitave statutare të UP-së. Kjo dukuri është rreptësisht e ndaluar dhe është veprim i sanksionuar me ligj dhe i ndëshkueshëm sa herë që do të vërtetohej” , tha ai.
Në javën kundër korrupsionit organizatat QOHU dhe KIPRED prezantuan raportet e tyre për ndalimin e kësaj dukurie në UP.
Blend Zyrapi nga organizata KIPRED, duke prezantuar raportin theksoi se shkelje të ligjit kanë bërë 82 profesorë në arsimin e lartë, derisa 42 prej tyre kanë përdorur gradat e tyre edhe në vendet e ndryshme si dhe emrat e profesorëve pa dijenin e Agjencisë së Akreditimit.
Ndërsa, Leonida Molliqaj, nga organizata QOHU raportoi rreth shitjes se diplomave në Universitetin e Prishtinës, duke potencuar se edhe pse shumë studentë të cilë kanë përfunduar studimet nuk janë të aftsuar që temën e diplomes të përgatisin vet.
“Një pjesë e studentëve të Universitetit të Prishtinës edhe pse kanë kryer të gjitha provimet nuk janë aftësuar që të përgatisin vetë temën e diplomës. Kjo tregon për cilësinë e studimeve dhe kriteret e profesorëve të UP-së për këta studentë. Por, të tillët gjejnë zgjidhje lehtë, sepse të tjerët punojnë për ta”, tha Molliqaj, duke shtuar se dukuria e punimit të diplomes përmes blerjes ka evoluar dhe ky fakt është shqetësues.
“Duke e marrë parasysh këtë situatë, ka individë që po përfitojnë materialisht duke shitur punime diplome për këtë kategori të studentëve. E për t’i gjetur këta shitës nuk është fare e vështirë. Mjafton të kërkosh në rrjetet sociale, apo në web-faqe të marketingut ku gjen me dhjetëra mundësi për ta blerë temën e diplomës. Shitësit e diplomave ofronin mundësi të ndryshme që nga punimi i një teme nga fillimi, por preferonin të na propozonin temat që i kanë të gatshme, që vetëm i duhet bërë ndërrimi i faqes së parë” theksoi Molliqaj e cila përmendi kështu edhe çmimet e punimeve të diplomave.
“Ata shprehnin gatishmëri që të punonin tema të drejtimeve të ndryshme, pavarësisht profesionit të tyre. Çmimi për një temë të nivelit bachelor për drejtimet e fakultetit ekonomik dhe filozofik varionte nga 150 deri në 250 euro”.
Për më tepër organizata QOHU, ka raportuar edhe për dukuri të tjera sikur çështja e menorit, të një punimi diplome, ku disa profesorë mentorojnë deri në 80 studentë brenda vitit, ndërsa disa vetëm 1.
Për me tepër ata prezantun edhe dokumentarin i cili tregon shkeljet dhe korrupsionin tek studentet të cilët kryejn blerjen e diplomave.
Drita Kadriu, Drejtoresha për Arsimin e Lartë theksoi se këto tema kërkojnë një angazhim të të gjithëve.
“Këto tema kërkojnë një përgjegjjë dhe një angazhim të gjithë faktorit social, prandaj juve si organizata ju përgëzoj dhe ne si ministri kemi nevojë që ti bashkë rendisim shumë aktivitete në mënyre që për të cilat po bëjmë përpjekje që t’i eleminojmë.
Përfundimisht, neni 134 i Statutit të UP-së parasheh që senati mund t’ia heq titullin një bartësi nëse i njëjti ka falsifikuar apo mashtruar gjatë vlerësimit ose provimit, në rast të plagjiaturës apo shkeljes së të drejtës së autorit në përgatitjen e temës së diplomës apo punimit tjetër me shkrim, si dhe në rast të praktikës tjetër jo etike./Kosova Post/


