
Qytetarët në Serbi gjatë natës së djeshme kanë dalë prapë nëpër rrugë për të protestuar me moton “1 në 5 milionë”, gjatë së cilës bënë thirrje kundër presidentit, Aleksandar Vuçiç.
Për dallim nga herët e kaluara, protestuesit ishin më të zhurmshëm dhe më këmbëngulës.
Ata rrëzuan gardhin e hekurt të vendosur para vendit të ashtuquajtur ‘Sheshi i Republikës. Sipas Goran Vesic, i cili kujdeset për këtë pjesë, dëmi që shkaktuan protestuesit sonte arrin në 10 mijë euro.


