Palmer: Çështja e kufirit Kosovë-Serbi, jo në qendër të marrëveshjes

Mos i humb

“Çështja e kufirit mes Kosovës e Serbisë, nuk është në qendër të marrëveshjes”- deklarata vjen nga zëvendës ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Mathew Palmer, gjatë bashkëbisedimit me gazetarët në Tiranë.

Palmer tha se SHBA mbështesin Kosovën, ndërsa kërkoi nga Serbia ta njohë atë si shtet të pavarur e sovran. Gjithashtu zyrtari amerikan theksoi se inkurajon palët në finalizimin e marrëveshjes mes dy shteteve.

“Gjermania dhe SHBA e mbështesin Kosovën. Serbia duhet ta njohë Kosovën si vend sovran e të pavarur, njohja duhet të jetë reciproke. Cdo marrëveshje është multidimensionale,por cështja e kufijve nuk është në qendër të marrëveshjes mes Kosovës e Serbisë dhe ne inkurajojmë palët ta finalizojnë këtë marrëveshje gjithëpërfshirëse.” – u shpreh Palmer, në përgjigje të gazetarëve.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit