
Është bërë hapja solemne e bibliotekës digjitale në kuadër të Edicionit të 17-të të Javës së Bibliotekës.
Me këtë rast, Drejtori i Bibliotekës së Kosovës, Fazli Gajraku, ka njoftuar për programin kombëtarë për arsimin e biblotekarëve si dhe ka bërë të ditur që për herë të parë po bëhet arena digjitale për të gjithë studentet.
Gajraku theksoi se ky program është mbështetur nga Ambasada Amerikane si dhe financiarisht nga Ministria e Kulturës.
“Veprimtari kjo që po zhvillohet me nbështetjen e Ambasadës Amerikane dhe Ministrisë së Kulturës. Java e biliotekës është për t’i nxitur të gjithë për diskutim për gjendjen e bibiotekave. Biblioteka Kombetare në bashkëpunim me bibliotekat e qyteteteve përreth do të organizoj promovime me libra të autorëve të mirënjohur, puntori, ekspozita e të tjera. Kjo po mbështetet financiarisht nga Ministria e Kulturës. Tema e këtij viti është programi kombëtar i arsimit të Biblotekave të Kosovës, kjo po bëhet me bashkëpunimin e shkelqyeshem me Ambasadën Amerikane. Sot po bëhen dy zhvillime madhore në funksionimin sa më të mirë të biblotekës programin për biblotekar, si dhe për herë të parë po bëhet arena digjitale për të gjithë studentët për tu qasur online në literaturën e tyre”, ka thënë ai.
Pjesëmarrës në këtë solemnitet ishte edhe Kryeparlamentari Kadri Veseli i cili tha se rinia është pjesë ma elitare, prandaj ky program është mundësi e mirë që studentët ta trajtojnë literaturën e tyre në mënyrën digjitale.
“Ky projekt i mundëson studentëve që në mënyrë digjitale ta trajtojnë literaturën e tyre, të qëndrojnë më fuqishëm sepse janë pjesë më elitare, Kosova është e jona”, tha ai.
Ndryshe, në këtë Edicion të 17-të morën pjesë përfaqësues të ambasadaës, profesor, student e përfaqësues të tjerë të institucioneve. /KosovaPost/


