Policia gjermane operacione kundër ekstremistëve të djathtë

Mos i humb

Polica gjermane ka bastisur mbi 30 hapësira që lidhen me ekstremistët e djathtë në Berlin dhe tre shtetet lindore gjermane.

Mediat gjermane raportojnë se bastisjet të mërkurën kryesisht u përqendruan në shtetin Brandenburg dhe rajoni rreth Cottbus-it, rreth 100 kilometra në juglindje të Berlinit.

Policia në Brandenburg njoftoi se hetimet janë përqendruar ndaj 20 personave të lidhur me huliganët gjermanë dhe ekstremistët e djathtë.

Cottbus ka relativisht një skenë të madhe neonaziste që lidhet me klubin më të njohur të futbollit në qytet, Energie.

Bastisjet u ndërmorën një ditë pasi autoritetet austriake bastisën dhjetëra objekte në disa rajone dhe konfiskuan armë dhe sasi të konsiderueshme të materialit të ndaluar propagandues.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit